Lajme

Po kthehet dimri, ja parashikimi i motit për këtë javë

Autori

Autori

Portali Tetova

April 3, 2023, 07:04

Moti dimëror do të rikthehet me temperatura nën zero për disa ditë radhazi.
Mot dimëror në javën e parë të prillit. Ftohtë e me reshje dëbore. Pritet formim edhe i shtresës së dëborës.

2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror. Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.

Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.

Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës.

3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.

5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

6.04 – Intervale me diell e vranësira.

7.04 – Intervale më të gjata me diell.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA