Lajme

Pesë detajet kryesore që duhet të dini për fitoren e Milatoviç dhe humbjen e Gjukanoviçit

Autori

Autori

Portali Tetova

April 3, 2023, 08:04

Mali i Zi mbrëmë zgjodhi presidentin e ri, Jakov Milatoviç, i cili mposhti bindshëm “sundimtarin e përjetshëm” Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ja çfarë duhet të dini për momentet kyçe të natës së zgjedhjeve që sollën një ‘tërmet’ të madh politik.
1) Diferenca e paarritshme 60:40

Sipas rezultateve të para, pak pas orës 20:00, ishte e qartë që Jakov Milatoviç po mundte bindshëm Milo Gjukanoviç. Sipas të dhënave, Milatoviç fitoi të gjitha qytetet e mëdha.
Në Podgoricë, 68,1 për qind e votuesve e mbështetën atë, ndërsa 31,9 për qind votuan për Gjukanoviçin. Në Nikshiq raporti është 62,1 kundrejt 37,9 për qind, në Tivar 54,5:45,5 për qind, ndërsa në Bijeli Polje ishin pothuajse të barabartë – 50,3:49,7 për qind.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 70.5 për qind.

2) Çfarë tha mbrëmë fituesi Jakov Milatoviç

“Me lumturi qoftë fitorja e Malit të Zi të pajtimit,”- këto ishin fjalët e para të presidentit të ri malazez. Milatoviq shtoi se ishte një natë të cilën e priste prej 30 vitesh.
“Do e lëmë të kaluarën në të kaluarën, por do ecim fuqishëm drejt të ardhmes. Kjo është një ditë historike për të gjithë ne!,”- tha Milatoviç. Po ashtu ai premtoi se do e fuste Malin e Zi në BE në 5 vitet e ardhshme.
Ai ka përmendur edhe fqinjët, duke theksuar se “nuk do të ketë më konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe ndaj fqinjëve”.

3) Çfarë tha i munduri Milo Gjukanoviç

Gjukanoviç ka uruar Jakov Milatoviç për fitoren.

“I uroj që të jetë president i suksesshëm, sepse kjo do të thotë se edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm,”- tha Milo Gjukanoviç.

Meqenëse mbështetësit dhe simpatizantët në selinë e DPS-së i penguan mediat të bënin pyetje, nuk ishte e mundur as të zbulohej se çfarë po planifikon tani Gjukanoviç: nëse do të dalë në pension politik, apo nëse do të bëjë një garë të re në krye të DPS në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare.

4) Demonstrimi i unitetit

Mbrëmë në selinë zgjedhore “Europa Sad” ishte interesante të shiheshin përfaqësues të të gjitha partive dhe individëve që e përkrahën Milatoviçin për president të Malit të Zi. Aty ishin pothuajse të gjithë liderët e partive, si dhe kryeministri aktual, Dritan Abazoviç.

5) Nxehmja para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Gjithçka që ndodhi mbrëmë do të testohet për dy muaj, në qershor, kur në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në zgjedhjet e ardhshme, lëvizja “Evropa tani” shfaqet si një lojtar i ri.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA