Me 550 euro, Maqedonia ka pagën mesatare më të ulët nga vendet e Ballkanit. Paga mesatare në Mal të Zi është më e larta dhe arrin në 757 euro.
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç u mburr me rezultatet në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi është në rrugën e duhur dhe programi po jep rezultatet e dëshiruara.
Në Serbi paga mesatare është 706 euro, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë 617 euro.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar në Maqedoni për punonjës, në janar 2023, është 33.943 denarë.