Lajme

Bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit pas rastit me foshnjën e vdekur

Autori

Autori

Portali Tetova

April 11, 2023, 12:04

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij për arsye morale.

Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalindur dje në këtë spital.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, dje pas vizitës që i bëri spitalit në Manastir pas vdekjes së foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se sot do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i përbërë nga Komisioni i inspektorëve që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të foshnjës.

Në ndërkohë sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm.

Nga MSH thonë se komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur.

“Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë”.

 

Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka “dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale”, thonë nga MSH

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA