Lajme

Djemt më kërkuan që të prej pantallona, të lëshojë mjekrën dhe t’i fal pesë vaktet (video)

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 14, 2023, 08:04

Selajdin Susuri nga Prizreni ka rrëfyer për Gazetën Nacionale se tash e 9 muaj nuk i ka parë gruan dhe katër djemtë e tij. Tre nga djemtë e tij ishin sportistë të dalluar të Kosovës, Susuri tregon që para një kohe ata kishin filluar që të shkonin në xhamia dhe të shoqëroheshin me disa hoxhë nga Prizreni.

Në rrëfimin e tij, Susuri ka treguar se fëmijët e tij i kishin kërkuar që të prej pantallona, të lëshojë mjekrën dhe t’i fal pesë vaktet, mirëpo ai kishte kundërshtuar.

“Dikush prej hoxhallarëve, që thajnë se unë nuk besoj që janë hoxhallarë, e murrën njërin prej tyre e shtinë gjoja si në fe edhe i treguan se çka është haram dhe çka është hallall. Pastaj ai filloj që edhe vëllezërit e tjerë me i mësu me shku në atë xhami. E në atë xhami çka ka ndodhë unë nuk e di.

Edhe para 3 viteve më kanë ik krejt familja sepse unë nuk jam fal si ta. Më thoshin që duhet me i pre pantallonat, me leshu mjekrën, me shku të Idrizi, mu fal si ta nëse e donë mamin, sepse nuk takon gruaja me fjet me to nëse nuk i fal pesë vaktet si ata, jo si hoxhallarët tonë, edhe tash që 9 muaj për të dytën herë ikën prap.” – ka thënë Susuri për Nacionalen.

 

Susuri ka treguar se familja e tij tashmë është e shkatrruar dhe i njëjti ka folur edhe për gruan e tij, duke thënë se në fillim ishte kundër tyre por pastaj ata e kanë mashtruar dhe e kanë bindur.

“Me ta nuk di as mu marrë vesh. Nuk jam kundër mbulesës, është e drejtë e tyre, edhe e dinë edhe ata se unë një vit e gjysmë kamë ndejtë me ta edhe ja kemi qu mirë, por jam kundër se pse me m’detyru ata mu, na kanë shkatërru.

Në farefis timin dhe të gruas, ka qenë gruaja më e mirë, më e respektume. Në fillim nuk i ka dashtë, bashkë kemi ik, por pastaj e mashtrun edhe e binden.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut