Lajme

Ahmet Kalaja flet për ndalesën ndaj tij

April 17, 2023, 09:04

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja dje është ndaluar në kufirin e Qafë Thanës, duke mos iu lejuar hyrja në Maqedoni. Ai ishte i ftuar të marr pjesë në një nga netët e teravisë të muajit Ramazan në xhaminë e fshatit Bojanë të Shkupit, si mysafirë te hoxhë Zekirija Bajrami nga po ky fshat, përcjellë Klan M.

Kalaja dje nxori dokumentet ku shihen arsyjet e ndalimit të tij, ku mes tjerash shkruan se ai përbën rrezik për sigurinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sot në një video të postuar nga vetë ai, ka sqaruar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

”Herën e parë kur studenti im u martua kam pritur 6 orë në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Për pesë vite rradhazi jam ndaluar nga policia. Para një muaji isha për të mbajtur ligjerat dhe kisha informacione se të gjitha ndalesat janë hequr dhe emri im është fshirë nga listat. Dhe kur shkova sot mu dha ajo letra famëkeqe dhe diskriminuese” – tha Ahmed Kalaja.

Ai thotë se shumë hoxhallarë kanë probleme gjatë hyrjes në Maqedonisë së Veriut duke pritur me orë të tëra.

“Ky shtet nuk është i sinqertë me shqiptarët për atë se do t’i ofrojë barazi. Letra që mu dha mua është në gjuhë angleze dhe maqedonase. Policët shqiptar ishin të mërzitur unë e shihja në fytyrat e tyre”. – tha Ahmed Kalaja.

Ai mes tjerash u kërkoi falje xhematit të xhamisë së fshatit Bojanë të cilët e kishin pritur ardhjen e tij./KlanMacedonia/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA