Tetovë, shtyhet për në vjeshtë referendumi për lojërat e fatit

Autori

Autori

Portali Tetova

May 3, 2023, 03:05

Referendumi për mbylljen apo largimin e kazinove nga qyteti i Tetovës nuk do të mbahet deri në vjeshtë. Arsyeja e shtyrjes sipas kreut të këshillit të Tetovës, është përgatitja e mirë me qëllim që të mos dështojë referendumi, shkaku i mos arritjes së censusit prej 50 + 1%.

Nga lëvizja Anti bixhoz thonë se kjo procedurë duhet të përshpejtohet. Lënia në periudhën e vjeshtës për realizimin e referendumit, sipas Jushi Emërllahut, është pikërisht ardhja e mërgimtarëve, me qëllim që të rritet përqindja e qytetarëve të cilët do të dalin në votim.

“Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit apo nismës qytetare, e kemi lënë edhe një takim në 20 maj, gjithë palët bashkë që edhe një herë t`i diskutojmë gjitha mundësitë dhe hapat që do marrim. Komuna ka të drejtë ta realizoj por duke ditur historikun e zgjedhjeve deri më tani si kanë dalë zgjedhjet, ku asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind, ndërsa për të qenë i suksesshëm referendumi dalja duhet qenë mbi 50 për qind.

Andaj kemi biseduar gjithë bashkë nëse do ia dalim të nxjerrim mbi 50 për qind të qytetarëve. Kështu që pasi të takohemi bashkë, ndoshta do bëjmë dhe një debat publik, ku do thirrim gjitha palët që pasi të marrim një hap të tillë të del i suksesshëm”, deklaroi Besar Durmishi. Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

 

“Ka vonesë të qëndrimeve të komunës rreth mbajtjes së referendumit. Ne para ca ditësh patëm takim me gjithë këshilltarët dhe hasën mirëkuptim nga gjitha partitë politike. Tani kemi lënë takim tjetër për caktimin e datës së referendumit. Nuk duhet mbajtur më debat publik pasi që Lëvizja Anti bixhoz e mbajti debatin dhe konkluzionet dhe qëndrimet i janë dorëzuar komunës dhe tani presim që këto të kalojnë në këshillin e komunës së Tetovës”, u shpreh Jushi Emërllahu Lëvizja Anti bixhoz. /Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin
IMG_8909
Merita Koxhaxhiku nga VLEN duhet ta udhëheqë seancën konstituive, nëse refuzon – radha i bie Ali Ahmetit
IMG_8908
Shkupjani i denoncon në Polici dy haraçinas, thotë se e rrahën në parking në Çair
IMG_8906
NASA po planifikon të ndërtojë hekurudhë në Hënë, ja si do të funksionojë
IMG_8897
Rikthehen shtëpizat në sheshin “Maqedonia”! Arsovska: S’janë vetëm për “Vitin e Ri”, por edhe për nevoja tjera

DIASPORA