Mickoski mesazh BDI-së dhe Ali Ahmetit: Është koha për pension dhe opozitë!

Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2023, 11:05

“22 vite BDI-ja është në pushtet. 22 vite nuk jetojnë për Shqiptarët, por jetojnë nga ata”
Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Tetova, ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, duke shtuar se 22 vite në pushtet BDI-ja është pjesë e të gjitha aferave, skandaleve dhe vuajtjeve të popullit. Lideri I opozitës maqedonase pretendon se BDI-së dhe Ali Ahmetit i ka ardhur fundi.

“Mjaft. Deri këtu ishte. Mjaft vodhët dhe ndërtoni fatin në fatkeqësinë e popullit. Mjaft e pini gjakun e popullit i cili është gjithnjë e më pak. Është koha për pension dhe opozitë. Këtë populli do ta bëjë në këto zgjedhje, në meër të gjitha tradhëtive, disfatave dhe mosukseseve” – deklaroi Hristijan Mickoski.
Këto komente, sic njofton KlanM, kreu I VMRO-DPMNE-së I bëri në tribunën partiake në Tetovë me titull “Politikat Sociale kundër varfërisë” në kuadër të fushatës “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Tema kryesore ishte largimi masiv nga vendi.

“Në Maqedoni nuk janë problem bashkësitë etnike, problem paraqesin kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së. Shihni Pollogun, fshatra me shumë pak drita, njerëzit largohen. Tetova ska ujë për pije, në Shipkovicë asgjë nuk është bërë nga përmbytjet e fundit. Asnjë fshat I Malësisë së Tetovës ska kanalizim dhe rrugë cilësore” – tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, sic percjell KlanM, njerëzit nuk largohen nga vendi për shkak të varfërisë, por për shkak të mosfunksionimit të sistemit dhe për shkak se kanë humbur motivin për jetë në vendlindje për shkak të paaftësisë që Qeverisë. /KlanMacedonia/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA