Lajme

Afrim Gashi i jep mbështetje Presidentit Erdogan

May 12, 2023, 04:05

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka qenë i ftuar në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll së bashku me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop.

Gashi, siç qëndron në postimin e tij në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë Alternativa për Presidentin Erdogan në zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Turqi.

“Sot kisha kënaqësi që, si mysafir i ftuar, të marr pjesë në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, duke e prerë shiritin bashkë me Presidentin e Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe miq të tjerë turq e të vendeve të tjera të rajonit.

Në këtë mënyrë shpreha edhe mbështetjen time dhe të Alternativës në këtë proces zgjedhor për Presidentin Erdogan, kjo në shenjë mirënjohjeje ndaj marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, por edhe në relacion me shtetin tonë. Me këtë rast e urova që të dielën ai të marrë edhe një mandat dhe kjo të jetë një mundësi e re e thellimit të marrëdhënieve tona si kombe e si shtete.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Stamboll, pata mundësi ta takoj dhe ta mbështes edhe mikun tim, Dr. Mustafa Shentop – Kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë, me të cilin biseduam edhe për marrëdhëniet tona ndërshtetërore dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA