Muzeu i Tetovës – një objekt gati se i shndërruar në mister

Autori

Autori

Portali Tetova

May 23, 2023, 12:05

Organizata “HUTA” ditën e premte me 19.05.2023 realizoi takim me drejtorin e Muzeut të Tetovës Miqo Stojçevski dhe të punësuarit Shqiptarë të Muzeut. Qëllimi i vizitës ishte mbikëqyrja e punimeve, kushtet për hapjen e Muzeut të ri, materiali i cili do të ekspozohet si dhe mbajtja e ekspozitave apo punëtorive të ndryshme.

Fillimisht na u prezantua hapësira ku do të ekspozohen sende të historisë, arkeologjisë, etnologjisë etj.
Gjërat që mungonin për hapjen e kësaj salle ishin: vitrinat Muzeore, kukulla për veshje, ndriçim dhe nderim i dritareve të vjetra.

Kaluam në hapësirën e dytë, e cila planifikohet të jetë BIFE, ku vizitorët do të mund të shërbehen me ushqime dhe pije, ndërsa në pjesën e jashtme të këtij objekti do të jenë të ekspozuara objekte tjera më të mëdha si: pajtone apo pavijone, dhe një hapësirë për depo e cila duhet pastruar, lyer dhe të përgatiten rafte për deponimin e objekteve të reja.

Për punimet e BIFES vetëm se është hapur tender për të kryer punimet në të, ndërsa ajo që është bërë deri tani është pastrimi i mbeturinave dhe vendosja e një dyshemeje të re.

Vazhduam në katin e I, aty ku do të jenë zyrat e punëtorëve të Muzeut dhe një sallë mbledhjesh dhe biblioteka. Dritaret janë ndruar, disa zyra janë përfunduar, ndërsa ngelet dhoma e bibliotekës, hapësira për mbledhje dhe banjot të rregullohen.

Ajo që ne kërkuam nga Muzeu i Tetovës ishte transparencë dhe respektimi i dy gjuhësisë sipas marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutës së RMV, përfshirja e historisë shqiptare në Muze, ueb faqe të Muzeut të Tetovës, përfundimi i punimeve në një afat sa më të shkurtër për ta hapur Muzeun e ri të Tetovës që të kemi edhe ne në Tetovë një Muze modern dhe adekuat.

U zotuam se do ta ndihmojmë Muzeun në realizimin e punimeve, materialin e grumbulluar në Muzeun Virtual do ta dërgojmë në Muze dhe bashkëpunim të mirëfilltë në të ardhmen.

Nga ana e Muzeut si dhe Drejtori u zotuan se do të ketë më shumë transparencë, do të krijohet një ueb faqe së shpejti ku do të jepen të gjitha informatat rreth punimeve dhe evenimenteve, seminareve etj. si dhe na u dha Shtatori si një muaj i paraparë për hapjen e objektit të ri të Muzeut të Tetovës.

Ne si organizatë jo qeveritare “HUTA” do të vazhdojmë edhe më tutje të publikojmë histori të ndryshme për Tetovën dhe do të punojmë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shpirtërore të Tetovës.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA