Lajme

Taravari paralajmëron dorëheqje të tij ose Azir Aliut nëse vërtetohet “punësimi i dhëndrit”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 8, 2023, 07:06

Dorëheqje të tij ose të ministrit Azir Aliu, paralajmëroi Arben Taravari gjatë ditës së sotme, nëse vërtetohej se ministri ka punësuar dhëndrin e tij si shef kabineti. Por, sipas tij, dorëheqja vjen vetëm nëse bëhet fjalë për punësimin e burrit të motrës ose vajzës së Aliut.

“Te ne dhëndër e di si quhet në qoftë se dikush është dhëndri i brezit të katërt ose të pestë… Në qoftë se është burri i motrës ose i vajzës së Azirit, ose unë ose Aziri japim dorëheqje”, deklaroi sot kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Për të njejtën çështje u pyet edhe kryeministri Kovaçevski, i cili u shpreh se nuk ishte në dijeni të rastit, por se do ta verifikojë të njejtin.

“Pyetjen duhet t’ia drejtoni atij që e ka ëmëruar si shef kabineti. Në qoftë se ka ndonjë shkelje të procedures gjatë punësimit të një shefi kabineti apo dikujt tjetër, atëherë ajo duhet të paraqitet, pasi ju më tregoni një informatë që unë do ta kontrolloj dhe do të shoh se cili ministër ka angazhuar si shef kabineti”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ditë më parë në një podcast të organizuar nga Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, ky i fundit mes tjerash përmendi se Shefin e kabinetit në ministri e ka dhëndër. I pyetur për këtë, Aliu e pranoi se e ka dhëndër shefin e kabinetit, por se sipas tij, nuk ka pasur elemente për nepotizëm.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia