Kosove

MSH: Nuk ka barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të siguruar Maqedonisë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 9, 2023, 12:06

Ministria e Shëndetësisë sot sqaroi se barazimi i çmimeve për mjekim të shtetasve të huaj në vend u referohet vetëm atyre çmimeve të cilat i paguajnë personat pa sigurim shëndetësor në vend.

“Lidhur me çmimoren për ofrim të shërbimeve shëndetësore për të huajt, Ministria e Shëndetësisë informon se drejt të gjitha klinikave dhe institucioneve universitare private është parashtruar shkresë për harmonizim të çmimoreve për shërbime private shëndetësore të të huajve me qytetarët e RMV-së të cilët nuk janë të siguruar dhe paguajnë privatisht.
Potencojmë se aspak nuk bëhet fjalë për barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të RMV-së, por barazimi është me pacientët privat të cilët nuk janë të siguruar në shëndetësi, përkatësisht të cilët nuk paguajnë sigurim shëdnetësor”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që këtej, theksojnë nga MSH, për këto ndryshime nuk nevojiten kurfarë ndryshime në Ligj, sepse disa nga klinikat dhe institucionet tashmë patën çmimore të barazuara përkatësisht një çmimore për shërbime private shëndetësore.

“Me këtë ndryshim, shtetasve të huaj u jepet e drejta e zgjedhjes mes institucioneve private dhe publike, me atë që promovohet shëndetësia publike si një shërbim i kapshëm efikas shëndetësor në shtetin tonë, konkurrente në tregun e punës.
Çmimi i njejtë. Shtetasit e RMV-së të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor do të paguajnë çmim të njejtë si të huajt, sepse bëhet fjalë për shërbim privat. kjo do të thotë se qytetarët të cilët paguajnë sigurim shëdnetësor në asnjë rast nuk do të jenë në çfarëdo lloj mënyre në gjendje nënshtruese t’ua paguajnë tatimin të huajve, shtetasit gjithsesi do të paguajnë participim, përkatësisht do të paguajnë më lirë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se kjo edhe më herët ka funksionuar në disa klinika shtetërore, ndërsa tani me këtë vazhdohet nisma edhe për në klinikat e tjera.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë pason pasi që u paraqitën informata se ministri i Shëndetësisë me vndim planifikon t’i barazojë çmimet për mjekim të shtetasve të huaj dhe të RMV-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike