Bota

Vala e të nxehtit mbërrin në Europë, vapë ekstreme na pret këto ditë, temperaturat mbi 40°C

Autori

Autori

Portali Tetova

July 13, 2023, 08:07

“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehti”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni. “Në orët më të nxehta duhen marrë të gjitha masat e dobishme për t’i shmangur tragjeditë si ajo që ndodhi sot në Lodi”.

Vapë ekstreme në ditët në vijim

Vala e të nxehtit Kerber – e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në Ferrin e Dantes – pritet të sjellë kushte ekstreme gjatë ditëve në vijim.

Zyra Met thotë se temperaturat do të arrijnë kulmin të premten dhe BBC Weather thotë se pjesë të mëdha të Europës Jugore mund të përballen me temperatura mbi 40 gradë dhe ndoshta edhe më të larta.

Vapa pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Në Pragë, kryeqytetin çek, temperaturat mund të arrijnë deri në 36 gradë të shtunën sipas BBC Weather, shumë mbi mesataren prej 24 gradë në korrik.

Temperatura më e lartë në Europë prej 48.8 gradë Celsius u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Sicilisë në gusht të vitit 2021.

Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Europë vitin e kaluar si pasojë e të nxehtit. Dyshohet se kjo valë e të nxehtit mund të marrë shumë jetë të tjera këtë verë.

Vala e të nxehtit është një periudhë e motit të nxehtë ku temperaturat janë më të larta sesa pritej për atë periudhë të vitit.

Ekspertët thonë se periudhat e motit jashtëzakonisht të nxehtë po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shpesh temperatura rekord.
Qendra Europiane për Parashikimet Afatmesme të Motit njoftoi se qershori i këtij viti në botë ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA