Lajme

AlternAtivA: Kërkesat ndaj partisë e kanë adresë partinë

July 18, 2023, 10:07

Meqë sot disa anëtarë të Kuvendit Qendror të Alternativës, si dhe disa aktivistë të tjerë, organizojnë një konferencë për media, ku do të kërkojnë shkarkimin e nënkryetarëve dhe të sekretarit të përgjithshëm, po e njoftojmë opinionin se kërkesat e tilla së pari e kanë adresën në parti. Në të vërtetë, dje dy nga ata që e kanë ftuar konferencë kanë qenë në selinë e Alternativës dhe e kanë shprehur këtë kërkesë gojarisht, por Kryetari u ka thënë se është i detyruar ta respektojë statutin e partisë, ndërsa sipas nenit 42 të statutit të Alternativës, mbledhje e Kuvendit Qendror mund të thirret nëse atë e kërkon 1/3 e anëtarëve të Kuvendit Qendror (për informacion, Kuvendi Qendror i Alternativës numëron 113 anëtarë). 

Sidoqoftë, edhe pse në parti nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për mbledhje ose kërkesë tjetër, kryetari Afrim Gashi ka ftuar mbledhje të Kryesisë Qendrore për 26 korrik 2023, që aty të diskutohet kjo temë dhe të vendoset a duhet të thirret edhe Kuvendi Qendror. (Për informacion: sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët i zgjedh dhe i shkarkon Kryesia Qendrore.)

Megjithatë, AlternAtivA mbetet e hapur të diskutojë për secilën temë në organet e saj qendrore – Kuvend dhe Kryesi Qendrore. Edhe tema e llogaridhënies është e pranueshme. Zaten ajo është bërë rregullisht nga drejtuesit e partisë, por ka ardhur koha që atë ta bëjmë edhe për kryetarët e degës dhe, veçmas, për ish funksionarët, disa nga të cilët – siç është edhe ish drejtori i Fondit Pensional – lënë shumë për të dëshiruar. Kjo do të bëhet në një mbledhje të ardhshme të Kuvendit Qendror, në të cilën secili do të përballet me punën, suksesin, por edhe dështimin e tij. AlternAtivA nuk ia mbulon askujt “mëkatet”, ndërsa opinioni pastaj le të gjykojë. Natyrisht, vendimet në Kuvendin Qendror merren me shumicë votash dhe Alternativa do ta respektojë secilin vendim të tillë. 

Sidoqoftë, në kuptimin politik, konferenca e sotme është e lidhur drejtpërdrejt me takimin që mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e ka pasur me kryetarin e Besës, Bilall Kasami, dhe drejtuesin e lëvizjes së re të dalë nga BDI-ja, Izet Mexhiti. Fakti se opozita po bashkohet dhe se kjo e rrezikon BDI-në në zgjedhjet e ardhshme, e detyron partinë SORAVIA që të marrë masa, duke i përdorur të gjithë mjetet e veglat për ta sabotuar këtë ngjeshje opozitare. Një lojë e vjetër kjo e kësaj partie me matricë enveriste. 

Sidoqoftë, dielli nuk zihet me shoshë. Në zgjedhjet e ardhshme partia SORAVIA me krejt eksponentët e saj NON GRATA do të shkojë në historinë e turpit, ndërsa milionat që i kanë vjedhur do të duhet t’i vjellin, sepse ky popull i varfër, që po shpërngulet me përmasa eksodi, nuk e meriton një qeverisje kaq të korruptuar, grykëse e të pangopur. 

 

AlternAtivA – Shkup

 

Shkup, 18.07.2023

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA