Orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor me Koncert Simfonik në Tetovë

July 30, 2023, 04:07

Orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor me Koncert Simfonik në Tetov

​65 muzikantë të rinj nga 15 shtete të ndryshme evropiane si Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Shqipëria, Spanja dhe Turqia, nën drejtimin e pianistit dhe dirigjentit nga Shkodra, Desar Sulejmani, do të bëjnë hapjen e edicionit të XI-të të festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare.

    Programin koncertal, të cilin do të mund ta ndjekim në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me datë 31 korrik (e hënë), ora 8.00, i dedikohet zhanrit të valles, edhe atë duke filluar me “Vallet Hungareze” të Bramsit, veprën “Vallet nga Galanta“ të Kodalit, “Suita folklorike për orkestër” nga Drinor Zymberi, “Tingujt e Ballkanit” nga Llazar Gjorgjeviç, pjesë të zgjedhura nga baletet Gayaneh, Spartaku dhe muzika për dramë Maskerada nga Aram Haçaturian dhe Simfoninë e I-rë të Shostakoviç. Jo më kot edhe motoja e koncertit është “Ejani të vallëzojmë”.

​ Me këtë përzgjedhje për të bërë hapjen e festivalit, “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” edhe këtë vit e vërteton qëllimin të cilin e kishte që në fillim: zhvillimin e jetës koncertale, edhe atë duke sjellur muzikantë dhe ansamble ndërkombëtare, duke u bërë kështu një nga pikat më të rëndësishme për muzikë klasike për shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjërë.

​Koncerti i Orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së RMV, Bashkimin Evropian (në kuadër të programës Creative Europe), Komunës së Tetovës, Goethe Institut, Rotary Club-Ahen, WBYO (Western Balkans Youth Orchestra), Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë-Tiranë, Engagement Global.

​ Hyrja për në koncert do të jetë e lirë.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
Screenshot_20240518_113230_Chrome
Koxhaxhiku: Do ta udhëheq seancën konstituive
IMG_3698
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
policia-mk-780x439-1-696x392
I punësuari në MPB – Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove
7A9DF475-AB1F-46E6-A910-75DC679BAD0D-696x392 (1)
Gjykata Administrative e Maqedonisë refuzon 6 ankesa të Frontit Evropian
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin

DIASPORA