Protestë në Tetovë për ndotjen që shkakton pika e ngarkim-shkarkimit të mbeturinave

August 4, 2023, 03:08

Pronarët e tokave që gravitojnë në afërsi të pikës për ngarkim shkarkim të mbeturinave që ka caktuar Ndërmarrja Publike komunale Tetova, kanë protestuar për ndotjen ndaj tokave të tyre. Disa banorë që kanë shtëpitë rreth kësaj deponie thonë se nuk mund të hapin as dritaret e as që mund të lëvizin në këtë rrugë, nga era që kundërmon dhe pluhuri i madh. Kërkohet nga komuna e Tetovës që të zhvendosë deponinë, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.

“Isha në ndërmarrjen komunale bëna ankesë ata nuk kishin zgjidhje. Këtu kemi kultivuar gjitha kulturat bujqësore, ndër më pjelloret ka qenë kjo”.

“Nuk e di deri kur do vazhdoj kjo dhe si mendojnë që të na lënë të jetojmë dhjetë metra larg deponisë me fëmijë e me familje e me krejt. Nëse nuk merren masa ne do vazhdojmë dhe do e bllokojmë krejt”.

Kontaktuam edhe ndërmarrjen publike komunale, nga ku u përgjigjën se problemi do të zgjidhet brenda vitit.

“Prolongimi i largimit të kësaj pike nga ky vend për dy muaj, po ndodh shkaku i ardhjes së mërgimtarëve, ndërsa, pas largimit të mërgimtarëve, dhe ndarjes së ndërmarrjes në dy ndërmarrje të reja, Ndërmarrja që do merret me mbeturinat, pra “Oaneum” do të bëj largimin e kësaj pike nga vendi aktual kërkojnë durim nga banorët sepse Ndërmarrja po punon në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi dhe gjetjes së lokacionit të ri për ngarkim shkarkim të mbeturinave të qytetit”, thonë nga Ndërmarrja publike komunale “Tetova”, njoftojnë nga Ndërmarrja Komunale “Tetova”.

Për rreth pikës për ngarkim shkarkim të mbeturinave, përveç ndotjes së tokës, është ndotur edhe uji i puseve që më parë banorët e kanë përdorur për pije dhe vaditje të arave. /Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Screenshot_20240518_113230_Chrome
Koxhaxhiku: Do ta udhëheq seancën konstituive
IMG_3698
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
policia-mk-780x439-1-696x392
I punësuari në MPB – Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove
7A9DF475-AB1F-46E6-A910-75DC679BAD0D-696x392 (1)
Gjykata Administrative e Maqedonisë refuzon 6 ankesa të Frontit Evropian
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin

DIASPORA