“Tepër krenar dhe i emocionuar për të ndarë Rolls-Royce La Rose Noire Droptail. Roadster i parë në epokën moderne të brendit, është mishërimi i dizajnit luksoz, inxhinierisë, mjeshtërisë dhe tregimit”.
“Pata privilegjin e madh të drejtoja dizajnin e interierit, duke shfaqur mjeshtëri të pashembullt në aplikimin e materialit, kompleksitetin gjeometrik dhe bukurinë kinematike, shumë prej të cilave janë të parat botërore në industrinë tonë dhe në sektorin më të gjerë të luksit”, ka shkruar Gurra, i cili është dizajner mjaft i suksesshëm dhe me karrierë të bujshme në fushën e dizajnit.
Nga viti 2007 Gurra ka punuar për ”Jones & Bowen”, kompani prestigjioze për prodhimin dhe shitjen e orëve dhe bizhuterive luksoze.
Më vonë Gurra ka punuar për kompaninë ”Lufthafen S.A.” ku ka qenë përgjegjës për dizajnimin e brendshëm të disa kazinove nëpër botë, pronë e të cilave është kompania ”Lufthafen S.A”.
Nga Prilli i viti 2011 e deri më prill të vitit 2014 ai është rikthyer në kompaninë”Jones & Bowen” për të punuar në produkte si Aston Martin, Vacheron Constantin, Colibri, Andrew Marc dhe Huyndai duke marrë disa çmime ndërkombëtare për dizajn./Telegrafi/