Lajme

Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara

September 26, 2023, 05:09

Lotaria Shtetërore, në përputhje me Ligjin për Lojërat e Fatit, është e vetmja kompani tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut ështe themeluesja ose aksionari me 51% të principalit bazë.

Vetëm Lotaria Shtetërore mund të organizojë lojërat e fatit elektronike dhe të internetit në mënyrë të pavarur ose së bashku me organizatorë të tjerë dhe ky autoritet buron nga dispozitat e nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Për realizimin e dispozitave ligjore të lartpërmendura, Lotaria Shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë Vendim për fillimin e procedurës për themelimin e shoqërive tregtare për organizimin e lojërave të fatit online. Vendimi bazohet në ligj dhe në një studim fizibiliteti të përgatitur më parë për të. Vendimi është në drejtim të mbështetjes së organizimit të përgjegjshëm dhe të kontrolluar të lojërave të fatit në internet nga ana e shtetit.

Për sa i përket organizimit të kontrolluar të lojërave të fatit online, në shoqëritë e sapoformuara, pjesëmarrjen dominuese në kapital dhe menaxhim do ta ketë Lotaria Shtetërore si garantuese e respektimit të të gjitha parimeve për organizimin e përgjegjshëm dhe të kontrolluar të lojërave të fatit.

Zbatimi i këtyre parimeve bëhet në atë mënyrë që i mbron pjesëmarrësit në lojërat e fatit nga mundësia e pjesëmarrjes së tepërt dhe zhvillimit potencial të varësisë ndaj këtyre lojërave të fatit.

Duke vepruar kështu, kujdes i veçantë tregohet edhe për kategoritë vulnerabël të njerëzve (qytetarë dhe familje që tashmë janë përballur me problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit), dhe marren masa dhe aktivitete për ndalimin e plotë të mundësisë së pjesëmarrjes në këtë lloj lojërash fati nga të miturit.

Gjithashtu, pjesëmarrja mazhoritare e Lotarisë Shtetërore në kapital dhe në drejtimin e shoqërive për organizimin e lojërave të fatit online nënkupton sigurinë se do të merren masa në vazhdimësi për një mbështetje edhe më të madhe të medias, kulturës, sportit, komunave dhe buxhetit të shtetit.

Në të njëjtën kohë, regullohet hapësira online dhe tatimet derdhen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në krahasim me lojërat e pakontrolluara në platformat e huaja pa kontribuar fare në buxhet, si dhe derdhjen e mjeteve jashtë vendit. Mundësohet një konkurrencë e drejtë dhe konkurruese, të disa operatorëve, ku shteti është pronari dominues dhe garanton që të gjitha fondet derdhen në Buxhet.

Vitin e kaluar, funksionimi i Lotarisë Shtetërore u vërtetua me një Certifikatë nga Shoqata e Lotarive Evropiane për organizimin me përgjegjësi të lojërave të fatit. Ndalimi i të miturve mund të zbatohet dhe të mbahet përgjegjës vetëm përmes platformave vendase, në vend të hapësirës aktuale online të parregulluar, të pakontrolluar dhe kaotike të pushtuar nga platformat e huaja. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e marra nga organizimi i lojërave të fatit online do të nënkuptojnë rritje të drejtpërdrejtë të mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në mënyrë indirekte qytetarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojërat e fatit online përmes platformës vendore, e cila nga njëra anë nënkupton një pagesë të sigurt të fitimeve dhe nga ana tjetër do të nënkuptojë shkatërimin e organizatorëve ilegalë të huaj dhe vendas në fushën e lojërave të fatit online.

Me respekt,

Lotaria Shtetërore

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA