Lëvizja BESA: Misioni i BDI-së është shkatërrimi i arsimit shqip

October 30, 2023, 01:10

Nga Lëvizja BESA kanë reaguar në lidhje me arsimin në vend ku mes tjerash kanë akuzuar partinë në pushtet BDI-në se po shkatërron arsimin shqip, përcjellë Klan M.”Ndodhitë e fundit me arsimin në gjuhën shqipe vulosin faktin se BDI ka mision shkatërrimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjen e interesave personale.

Imagjinoni, ministri i Arsimit shqiptar, zëvendësministri po ashtu shqiptar, që të dy kuadro të BDI-së, në Veles ende nuk është hapur paralelja në gjuhën shqipe.

Edhe pse ministrat e BDI-së premtuan se do e zgjidhin këtë çështje, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe ende nuk ka zgjidhje konkrete.Ndonëse mësimin në gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, BDI dhe partnerët e saj në Qeveri, janë të gatshëm që të shkelin edhe kushtetutën, vetëm që të dëmtohet gjuha shqipe dhenxënësit shqiptarët.

Që shkatërrimi i arsimit të jetë i të gjitha përmasave, Ministrat e BDI-së ia morën kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin Kiril Pejcinoviq, e lanë këtë shkollë pa rrymë dhe nxënësit në errësirë dhe pa mësim, por nga ana tjetër nuk guxojnë tua marrin kompetencat kryetarëve të komunave të cilën ndalojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe.

Kjo është BDI dhe këta janë edhe partnerët e saj në Qeveri të cilët vetëm po shkatërrojnë arsimin në gjuhën shqipe dhe punojnë vetëm për të përfituar nga tenderët që të pasurohen vetë dhe familjarët e tyre Por nëse dëshirojnë ta dëshmojnë se nuk është kështu siç po shihet, atëherë kërkojmë që BDI, menjëherë të dorëzojë në Qeveri shkarkimin e funksionarëve të saj të dështuar, ministrin Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministrin Agim Nuhiu, pasi nuk kanë aftësi të ushtrojnë detyrën e tyre.

Fakt për këtë është se edhe në komunat dhe vendbanimet nga ata vijnë nuk është ndërtuar e rikonstruuar as edhe një objekt arsimor” – tha Zëdhënësja e Lëvizjes BESA. Lule Qazimi Ameti

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA