“Në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kurdo që ato mbahen, në skenën politikë të Maqedonisë së Veriut do të garojnë dy blloqe politike, blloku pro-evropian që mbështet ndryshimet kushtetuese që janë edhe kusht për ecurinë pa pengesa të vendit drejt BE-së, dhe blloku që kundërshton këto ndryshime që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe Levica”, thotë në një prononcim për PRESSonline.mk, Enver Salihi – drejtori ekzekutiv i organizatës ”Pulse of Democracy”, duke folur për aktualitetin politik në vend dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Në zgjedhjet e ardhëshme janë jetë ose vdekje si në kampin politik maqedon ashtu edhe në ate shqipëtarë e që shihet nga takimet me qytetarë që i bëjnë partitë politike duke tentuar që të japin ndjesi se janë të fortë dhe se janë faktor me rëndësi. Po sipas gjasave shifet se do te formohet fronti i vetëquajtur Europian nga LSDM, BDI , ASH por sipas mendimit tim në fund do ti bashkangjitet edhe Lëvizja Besa që në fakt do të ishte edhe një koalicion fitues i zgjedhjeve të ardhëshme. Në këtë front do të ishte e nevojshme të bashkangjitet edhe Alternativa edhepse me peshë shumë më të vogël dhe simbolike në krahasim me partitë e lartëpërmendura, por sistemi aktual zgjedhor dikton rregulla që bashkimi sa më i madh të jetë, do kemi më shumë deputet në këtë front”, deklaroi Salihi për PRESSonline.mk
Edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi partiak në Kumanovë ka bërë thirrje për unitet, pasi sipas tij është relative çështja se sa deputetë mund t’i marrë kjo parti, dhe ftoi të bëhen bashkë pozita dhe opozita.
“Pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë. Sa deputetë i marrim është çështje relative nëse e shohim nga perspektiva historike. T’u qëndrojmë besnik parimeve, kjo puna jonë me rëndësi”, tha më tej Gashi.
Në koluare të gazetarisë ka kohë që përflitet për një ide të tillë, ndërkohë që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vetëm se e ka formolizuar inicativën “Bashkë për Europë” në të cilën hapur i ka ftuar që ti bashkangjiten edhe partitë tjera që kanë kurs pro-evropian.(PRESSonline.mk)