Maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

Autori

Autori

Portali Tetova

September 9, 2024, 03:09

Nga e mërkura do të jetë më e qartë nëse do të organizohen zgjedhje të parakohshme lokale në komunat Gostivar, Aerodrom dhe Saraj, por edhe nëse shumica ka arritur të sigurojë 80 vota “PËR”. Së shpejti para deputetëve do të gjenden ndryshimet ligjore që do të bënin të mundur që u.d. kryetar komune të vazhdojnë të menaxhojnë komunat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Megjithatë, përveç shumicës prej dy të tretash, për këto ndryshime nevojitet edhe shumica e Badenterit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski thotë se do të ndërtohet qëndrim në nivel të partisë dhe se deri nesër pritet që i njëjti të kumtohet në publik. Tani për tani në publik nuk është kumtuar as qëndrimi i BDI-së, partia prej ku vjen kryetari i Sarajit, ndërsa nga kjo parti një kohë më parë njoftuan se do të prononcohen pasi ndryshmet të vendosen në Kuvend. Paraprakisht deputetët e FE-së, saktësisht nga ASH, krahu i Ziadin Selës, theksuan se nuk do të përkrahin një ligj që shkon në favor vetëm të Arben Taravarit.

Propozim ndryshimet i nënshkruan koordinatorët e shumicës, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, Halil Snopçe nga VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM, dhe janë dorëzuar me procedurë të shkurtër. Tema u bë aktuale pasi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari u bë ministër i shëndetësisë, Timço Mucunski nga komuna e Aerodromit u emërua ministër i jashtëm, ndërsa kreu i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI, karrierën e vazhdoi si deputet. Një kohë më parë kryeministri Hristijan Mickoski tha se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe se jozyrtarisht e ka përkrahjen e mbi 80 deputetëve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
IMG_1697
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian!
IMG_1681
Kuzeska: Statusit i ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet me një ligj tjetër
IMG_1678
Sërish të shtëna me armë në Shkup, në vendin e ngjarjes shihen katër gëzhoja plumbash!
IMG_1677
Digjen katër vetura në Shkup
IMG_1670
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3
IMG_1667
451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin

DIASPORA