Lajme

Adnan Azizi: BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

June 7, 2023, 07:06

Nuk ka subjekt politik maqedonas që nga koha e Cërvenkoskit, Gruevski, Zaevit, Kovaçevskit dhe Mickoskit që nuk preferojnë ta kenë BDI-në partnere. Ky është konstatimi i Adnan Azizit, njërit nga figurat kryesore të Lëvizjes Besa, i cili i quan përpjekje për t’ia rritur rejtingun BDI-së, deklarimet e fundit të VMRO-së për hyrje në qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në.

Në të njejtën vijë, menjëherë pas VMRO-së ishte edhe vet BDI e Ahmetit, të cilët theksuan se janë të gatshëm të mbështesin një qeveri pa BDI brenda, por me kusht që VMRO të votojë ndryshimet kushtetuese, informon KlanMacedonia.

Sipas Adnan Azizit, BDI është parti servile e partive maqedonase, ndërsa përmend deklarimet e një akademiku maqedonas, që sipas tij, kishte propozuar që BDI të shpallet “pasuri kombëtare e maqedonasve”.

“Deklarimet dikur të LSDM-së se e duam qeverinë pa BDI-në dhe sot të VMRO-së ‘kundër’ BDI-së ishin të akorduara për të ngritur rejtingun e BDI-së e cila nga 8% tani ka rënë në 6 % dhe vazhdon të bjerë dita ditës. Pika e përbashkët e gjithë partive maqedone është dëshira për ta patur BDI-në në ‘shtratin’ e vet politik! Besoni se komandanti që thoshte dikur ‘flasim shqip shqip’ shumë bukur e zotëron gjuhën e marrëveshjeve për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht”, ka shkruar Azizi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA