Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot do të nis procesin e shkarkimit të “Grupit të zjarri” nga organet e partisë.
TV21 nga burime të tij mëson se sot është caktuar mbledhje e Këshillit Mbikëqyrës me në krye Ali Ahmetin.
Edhe pse kryetari i këtij Këshilli është Musa Xhaferi, siç mëson TV21, ai nuk do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit, por do të jenë vetëm anëtarët e të njëjtit.