Lajme

AlternAtivA: BDI-ja e ramizmerkove është sinonimi i partisë së korrupsionit

Autori

Autori

Portali Tetova

June 21, 2023, 11:06

Ashtu siç e kemi pohuar dhjetëra herë, problemi më i madh i qeverisjes së BDI-së është korrupsioni. Këtë dje na e përdëftoi edhe aleati dhe partneri ynë strategjik.

Pas Holandës, edhe SHBA-ja i vendosi vulë BDI-së si parti me zyrtarë të korruptuar që ushtrojnë ndikim në gjyqësor. Ky është skandal i paparë deri më tash në skenën tonë politike.

Megjithatë, kjo për neve nuk është as risi e as befasi. Ramiz Merko është vetëm një fije në rrjetin e madh të merimangës së korrupsionit që për 20 vjetët e kaluara e ka krijuar BDI-ja. Natyrisht, është për t’u habitur se pse hesht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike. A kaq shumë vlen pushteti që ata njerëz duhet t’u nënshtrohen kushtëzimeve e zhvatjes së çiftit Ahmeti-Grubi?

Ndalimi për të hyrë në SHBA për zyrtarin e lartë të BDI-së nga Struga, aktualisht kryetar i Komunës së Strugës, kjo për shkak të korrupsionit dhe përzierjes në gjyqësor, për ne është edhe një dëshmi më shumë se pse duhet të insistojmë e të këmbëngulim që të pranohet propozim-amendamenti ynë për sanksionim kushtetues që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen kurrë. Ky skandal e shpjegon edhe arsyen se pse BDI-ja e LSDM-ja refuzojnë ta pranojnë këtë amendament.

Me këtë rast dorëheqja e këtij njeriu nga detyra e kryetarit të Strugës është nderi i fundit që ai mund t’ua bëjë struganëve, por shtrohet pyetja se cili është qëndrimi, përkitazi me këtë vendim të SHBA-së, i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, që është bedel i Ramiz Merkos në qeveri, dhe i vetë shefit të tyre, Ali Ahmeti?

Sidoqoftë, ne presim që Prokuroria Publike dhe MPB-ja të marrin masa, ndërsa BDI-ja të japë llogari se deri kur e ka ndër mend të qeverisë me korrupsion e abuzim me drejtësinë dhe këtë ta shesë me nota patriotike.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 21.06.2023

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA