Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (11 korrik) në rrugën “Vllezërit Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat M.L (23) dhe A.M (24) nga Tetova.
“Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre, të bëra me urdhër të gjykatës është gjetur marijuhanë. Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.