Lajme

ASH: Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-së

Autori

Autori

Portali Tetova

April 12, 2023, 08:04

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas vendimit të Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese.

Nga ASH thonë se mos-pjesëmarrja e partive opozitare të shqiptarëve në këtë grup punues dëmton edhe kërkesën për heqjen e 20 për qindëshit nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

“Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyfytyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve. Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme.

Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet.

Kushtëzimet që konsensusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në.

 

Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane. Ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që në këto momente të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të dëshmojnë pjekuri politike dhe jo të bëjnë politika partiake”, thonë nga ASH.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA