Lajme

BDI-ja propozon të hiqet qeveria teknike, mbetet e paqartë çdo të bëhet me kryeministrin shqiptar

Autori

Autori

Portali Tetova

June 16, 2023, 01:06

BDI-ja tani bën thirrje të shfuqizohet modeli i qeverisë teknike edhe pse një vit më herët nuk u arrit konsensus për një nismë të tillë ligjore të dorëzuar në Kuvend nga VMRO-DPMNE-ja. Nisma e partisë së Mickoskit për shfuqizimin e qeverisë me mandat 100 ditor sipas modelit të Përzhinës nuk u vendos kurrë në rend dite në fillim të vitit 2022, si mungesë e konsensusit politik.
Artan Grubi nga BDI-ja tani thotë se kjo duhet të bëhet për të mos krijuar pengesa për krijimin e qeverisë së zgjeruar që ja ofroi Kovaçevski-Mickoskit.

“Përveç gatishmërisë për të lënë qeverinë ne ofruam dhe dorëheqjet tona, larguam të gjitha kushtet tjera dhe tani, sot, përpara jush gjithashtu kërkoj që të hiqet qeveria e pakuptimtë teknike e Përzhinës nga ligji për qeverinë që të mos jetë asnjë pengesë në të ardhmen”, tha Artan Grubi, BDI.

Heqja e qeverisë teknike me mandat 100 ditor vë në pikëpyetje marrëveshjen për kryeministrin e parë shqiptar dhe mënyrën se si ajo mund të realizohet.

Partitë më të mëdha edhe më herët kishin rënë dakord se ai është jofunksional dhe duhet të shfuqizohet. Spasovski ishte kryeministër i fundit teknik në 2020-ën.

“Sa më shpejtë që të hiqet qeveria teknike, aq më shpejtë institucionet do të demokratizohen, do të ketë besueshmëri më të madhe në institucione. Unë mendoj se asgjë nuk është e njëjtë si në vitin 2016, kur ishim në një shtet të kapur. Tani të gjithë jemi në një nivel më të lartë edhe si subjekte politike, edhe vetëdija tek qytetarët është më e lartë. Sipas meje nuk ka nevojë për asnjë qeveri kalimtare, teknike sido që ta quani, sepse mendoj se institucionet kanë kapacitet të marrin vendime për qytetarët”, u shpreh Oliver Spasovski, ish kryeministër teknik.

Ndërsa më herët, në një debat për të, ish kryeministri Zora Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kishin pranuar se janë në një mendje.

Mickoski: A jeni i sigurt se nuk duhet të ekzistojë?
Zaev: Nuk duhet të ekzistojë. Tani thuhet dhe është mirë të qartësohemi.

Mickoski: Mos e kërkoni pastaj kur të mbeteni në opozitë? Të mos bëni cirk.

Zaev: Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos. Urdhëroni thoni qëndrimin tuaj.

Mickoski: Që kur ishte bërë kisha deklaruar se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos

Zaev: Por pse e kërkoni?

Mickoski: Sepse ju jeni Qeveri nga e cila populli nuk ka besim kur organizon zgjedhje.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA