Bejxhan Iljas: Ne jemi pjesë e Frontit dhe vazhdojmë bashkë

Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2024, 01:05

Burime të TV21 brenda VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se janë të interesuar që Partia Demokratike Turke e Bejxhan Iljas të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës së VMRO-së, edhe pse Iljas është pjesë e Frontit Europian, ku doli edhe deputet. TV21 kontaktoi Iljas, i cili mohoi një gjë të tillë.

“Në asnjë moment nuk kemi biseduar, as nuk na ka kontaktuar njeri, as nuk kemi kontaktuar askënd për të ndërruar anë, koalicionin, pra për të qenë pjesë e Qeverisë. E shoh që këto ditë ka spekulime, por ne qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frontin Europian dhe vazhdojmë së bashku”, tha Iljas për TV21.

Në pyetjen tonë shtesë, nëse ai personalisht, si kandidat që ka marrë mandatin për deputet, mendon ndryshe nga partia, ai shton:
“As nuk është mendim personal, as një plan. Nuk është e drejtë politikisht. Partia nuk e ka tradhtuar kurrë partnerin politik në historinë e saj. Në vitin 2016 u larguam nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe qëndruam në opozitë për disa muaj, duke e ditur se duhej të kontribuonim në ndryshimet që ndodhën për të qenë pjesë e Aleancës së NATO-s”, theksoi Iljas për TV21.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
IMG_9052
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë - Shkup, rrokulliset kamioni (VIDEO)
IMG_9043
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
Sasho-Mijalkov-1
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten
IMG_9038
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari
IMG_9037
Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
IMG_9036
Rivotimi i të mërkurës, VLEN dhe VMRO thonë se do të marrin nga një deputet nga Fronti Evropian

DIASPORA