Lajme

DJ LINDI po bën namin- erdhi me qetësi dhe po hyn në legjendë!

July 24, 2023, 07:07

“Erdhi me qetësi dhe hyri në legjendë!”. Kështu mund të përshkruhet karriera muzikore e të riut nga Tetova Arlind Ismanit apo sic njihet më mirë ndër të rinjtë – DJ Lindi.

DJ Lindi mbase e kishte kuptuar që për t`u bërë ballë “stuhive” dhe sfidave të ndryshme, muzikën e tij e “ujiti” me lëngjet e qytetërimit evropian duke mos anashkaluar kombinimin e domosdoshëm të muzikës moderne me atë orientale.

Gjithnjë në kërkim të rrymave të ndryshme muzikore dhe në koordinim me shijet e preferuara muzkore të të rinjve DJ Lindi po pëlqehet nga një audiencë e madhe, nga shumë pronarë lokalesh por dhe nga shumë këngëtarë të estradës, të cilët tek DJ Lindi kanë gjetur mjeshtrin e atmosferës por edhe ndershmërinë dhe korrektësinë në këtë punë.

Ecejaket e tij nga Tetova, Shkupi, Prishtina, Tirana e gjetiu, sidomos gjatë sezonit të verës dhe jo vetëm, dëshmojnë se DJ Lindi ngadalë por me hapa të sigurtë po hyn në një treg ku dështimi është i papranueshëm, po hyn në një treg që nuk lejon improvizime, ku puna dhe suksesi maten vetëm me “kantarin” e audiencës dhe pëlqimit nga publiku.

Nëse shfletoni postimet nëpër profilet e DJ Lindit nëpër rrjetet sociale, do të vërreni një qasje ndryshe të këtij “zanati” për t`ua afruar muzikën të gjithë shijeve dhe moshave.

“Të gjitha në një vend” do të thonin mjeshtrit e sajimit të publicitetit, por DJ Lindi me modestinë e tij vijon këtë rrugëtim duke tentuar të kap majat muzikore…Duke parë angazhimin dhe përkushtimin e tij, këto shtigje yjore për DJ Lindin, nuk janë të pakapshme…

https://www.instagram.com/reel/CmwEvrKJQvH/?utm_source=ig_web_copy_link

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0851
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
IMG_0849
Bill Gates: Do të punojmë vetëm 2 ditë në javë
IMG_0846
Në disa vende muslimanët festuan sot Fitër Bajramin
IMG_0844
Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
IMG_0830
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
IMG_0835
Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit