Lajme

Edhe tre persona tjerë Non Grata bashkë me Merkon

Autori

Autori

Portali Tetova

June 21, 2023, 08:06

Shtetet e Bashkuara godasin zyrtarin e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim Ramiz Merkon. Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se Ramiz Merko është futur në listën e personave të padëshiruar me çka i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit më tej thuhet:
“Ndërsa shërbente si kryetar i komunës së Strugës, Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i djeshëm dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe adresimit të mangësive të sundimit të ligjit.

Ky emërtim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendit dhe pakëson aftësinë e qeverisë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Departamenti amerikan i shtetit njofton se në këtë listë automatikisht janë vendosur edhe bashkëshortja e Ramiz Merkos dhe tre fëmijët.

“Ky përcaktim publik është bërë sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta, 2023. Departamenti po cakton gjithashtu gruan e Merkos, Shpresa, dhe tre fëmijët e rritur, Genc, Nazmije dhe Drenushe të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, shtuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA