Lajme

Formohet parti e re shqiptare në Maqedoni “Vetëvendosje Kombëtare” (FOTO)

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i shtohet edhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.

Ai paralajmëron një ideologji krejtësisht të re në skenën politike shqiptare të MV-së.

Theks të veçantë vë në procesin e vendimmarrjes, barazisë dhe bashk(ëpun)imit vëllazëror me të gjitha partitë shqiptare në vend.

Fillimisht ai shprehet se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes së brendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjitha nivelet e pushtetit shtetërorë.

“Dua ta përgëzoj popullin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, se me Vetëvendosjen Kombëtare, popullit do t’i jepet mundësia që t’i hedh themelet e vetëvendosjes interne në shtet me të drejtë vendimmarrjeje, duke vënë në praktikë mekanizmin e Institutit të Kundërfirmës (kundërnënshkrimeve).
Sipas tij, në një shtet siç është Maqedonia e Veriut me dy bashkësi më të mëdha etnike (shqiptarë dhe maqedonas), e vetmja formulë është barazia.
“Si shtet me dy bashkësi etnike më të mëdha siç është Maqedonia e Veriut, e vetmja formulë është barazia në të gjitha nivelet shtetërore”. – shprehet ai.
Në vija të trasha, ai shpalos vetëm dy pika fundamentale të VVK-së, siç është ndryshimi substancial i sistemit politik në MV si dhe vendimmarrja.
“Vetëvendosja Kombëtare, ka pikpamje krejtësisht të kundërta nga partitë tjera. Vjen si një ideologji e re shqiptare, fillimisht duke shpalosur dy pika më fundamentale të platformës së saj, siç është ndryshimi rrënjësor i sistemit politik, dhe inkorporimi i vendimmarrjes, që është çelësi i barazisë në shtet. Prandaj, nuk ka rrugë që të çon në Vetëvendosje, Vetëvendosja është vetë rruga”– thotë ai.

Dhe në fund, ai i bën thirrje popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjitet këtij projekti të pakthyeshëm kombëtar, projekt ky që do të jetë i pakompromis në drejtim të barazisë në shtet, i cili ka vetëm një emër Vetëvendosje Kombëtare (VVK).

https://www.facebook.com/nevzat.dervishi.14/posts/588385529984867:588385529984867

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA