Lajme

Gjermania kërkon punëtorë/ Edhe të pakualifikuar dhe që nuk dinë gjermanisht

Autori

Autori

Portali Tetova

April 20, 2023, 07:04

Gjermania si motori ekonomik i Europës ka etje të vazhdueshme për fuqi punëtore.

Aktualisht kërkon 2 milionë punëtorë në sektorë të ndryshëm. Ekspertët e punësimit thonë se nevoja në 5 vitet e ardhshme do të vijë vetëm në rritje.

“Ajo që vëmë re, në ndryshim nga vitet e fundit shikojmë që Gjermania po kërkon edhe punonjës të pakualifikuar, me një arsim të thjeshtë.

Pra nëse deri dje kërkonin mjekë, infermierë apo pozicione inxhinierike, kjo shifër e madhe lidhet fort tashmë me nevojën për punonjës të thjeshtë si mekanikë të thjeshtë, ekektriçistë të thjeshtë, punonjës transporti, shoferë, punëtorë ndërtimi, fasonerie, fabrike dhe një sërë pozicionesh të tjera, ku nuk kërkohet kualifikim i lartë.

Shikojmë se edhe gjuha gjermane nuk po kërkohet më, nuk është më kriter për të marrë vizën e punës. Po shkojmë drejt faktit që një shqiptar mjafton të ketë dëshirë të punojë dhe mund t’i krijohet mundësia për të shkuar në Gjermani.

Sigurisht pasojat e politikave që po ndjek Gjermania, për të plotësuar nevojat e saj, janë negative për vendin tonë. Ne tashmë jemi në kushtet që edhe në vendin tonë ka nevojë të madhe për fuqi punëtore.

Por po shikojmë dhe jemi në hapat e parë të asaj që quhet efekti zinxhir. Gjermania tërheq punonjësit tanë, por edhe ne nuk po rrimë duarkryq. Kemi vënë re që po rritet kërkesa jonë për të sjellë punonjës nga vende si Bangladeshi dhe India.

Madje së fundmi Shqipëria ka lehtësuar proceduarat për të marrë vizë punë nga këta shtetas të huaj që punojnë në vendin tonë”, tha Emin Shini, eksperte për punësim.

Top Channel

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA