Kosove

“I shqetësuar, më kërkoi para”, ushtari amerikan zbulon bisedën Naim Murselin pak ditë para vrasjes së Liridonës

Autori

Autori

Portali Tetova

March 15, 2024, 10:03

Një efektiv i Forcave Speciale amerikane, rezident edhe në Prishtinë, të cilit Naim Murseli i kishte kërkuar para pak ditë para vrasjes së Liridonës, ka treguar historinë e tij të njohjes me Naim Murselin.

Efektivi Donnie Lowery rrëfen se si Murseli pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes.

“E njoh Naim Murselin nga miqësia me presidentin Behxhet Pacolli. Pacollin e njoh prej shumë vitesh, që prej kohës kur tentuam të bashkëpunonim, për të sjellë në Kosovë brendin e McDonald’s, por përpjekja rezultoi e pasuksseshme. Dy vjet më parë Zoti Pacolli dhe Naimi erdhën në Majemi, të ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit Trump, Tiffany Trump. U takova me Namin një ditë më pas dhe ky ishte takimi ynë i parë”, tha ai.

Më tej efektivi amerikan tregon se çfarë e lidhi, për të mbajtur kontaktet me Murselin dhe se sa i shpeshtë ishte komunikimi i tyre.

“Me Naimin u takuam edhe një herë tjetër në Kosovë, pasi doja të blija një shtëpi në Prishtinë. Naimi do më ndihmonte me procedurat e blerjes së banesës dhe pas kësaj kam folur vetëm disa herë në telefon me të, asgjë përtej kësaj”, ka treguar ai.

Edhe pse komunikimi i tyre ka qenë i pakët Murseli disa ditë përpara vrasjes së Liridonës, i ka kërkuar efektivit amerikan një shumë të konsiderueshme parash, duke arsyetuar se gjendej përballë një problemi të madh. Madje i ka premtuar se do t’i kthejë dyfishin e huasë.

“Më telefonoi dy ose tre herë. Ishte shumë I shqetësuar, më kërkoi para dhe më sa se i duheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithashtu më premtoi se do të mi kthente sërish, madje dyfishin e parave që më kërkoi. Nuk kishte shanse t’i jepja para, nuk e besoja si njeri. E gjithë situata me dukej një marrëzi.”

Thotë se asnjëherë nuk i ka treguar arsyen se për çfarë e donte ato para. Por thotë se paratë nuk ia dha.

“Jo, në asnjë mënyrë Për mua është e çuditshme sepse ai ishte miku i Presidentit Pacolli. Përse duhet të më kërkonte mua ndihmë dhe para. E gjithë situate nuk kishte kuptim dhe më konfuzonte pafund. Si ka mundësi që një njeri që shoqërohet me njerëz që kanë pushtet dhe influencë të kërkojë ndihmë tek unë?”

Ndër të tjera, efektivi amerikan Donnie Lowery u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë përpara Gjykatës së Prishtinës për shumën e parave që Naim Murseli i kërkoi disa ditë përpara vrasjes së Liridonës.

Nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi më 27 shkurt të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, bashkëshortin e saj Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Naim Murseli akuzohet “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA