Lajme

Kallëzim Penal ndaj 45 vjeçarit nga Tetova, ish drejtor i Fondit Pensional

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 14, 2024, 10:03

Njësiti për korrupsion në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda në Byronë për siguri publike, ka paraqitur padi penale kundër D.B.(45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, në periudhën prej datës 19.02.2022 deri më 17.03.2023, në detyrën e drejtorit të Fondit pensional dhe invalidor, i kallëzuari D.B në emër të fondit ka lidhur disa kontrata për punë dhe kontrata për kryerjen e punëve të pavarura me gjashtë persona fizik, duke vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe në kundërshtim me dispozitat e neneve në kontratat e lidhura.

“Gjegjësisht, përkundër faktit se i raportuari ka ditur se personat e punësuar nuk i kryejnë detyrat e besuara të punës, të parapara me kontratat e lidhura, dhe as që fondi ka mbajtur evidencë të rregullsisë, ai në disa raste ka bërë pagesa të mjeteve në llogaritë e transaksionit të personave fizikë në vlerë që është përcaktuar në marrëveshjet e lidhura. Në atë mënyrë, i raportuari D.B. u mundësoi personave të fitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 1.387.558 denarë ose 22.525 euro në dëm të Fondit pensional dhe invalidor, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB-ja.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut