Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit VLEN, të cilët kanë biseduar për zhvillimet e fundit të ndërlidhura me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe siç u shprehën nga ky koalicion skenarin e opozitës gjegjësisht Frontit Evropian. Me këtë rast liderët e VLEN-it edhe njëherë kanë theksuar se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe se gjuha shqipe nuk do të rrezikohet.
“Shqiptarët të jenë të qetë, gjuha shqipe do të mbrohet. Fronti Evropian morri karton të verdh në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani do të marrin karton të kuq. Kjo parti (BDI) ka miratuar ligj me anomali”, thonë nga VLEN. /Alsat.mk