Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj. Kështu shkruan në Facebook, Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ndërsa i është përgjugjur akuzave të ministrit Taravari, i cili ka thënë se Lloga ka mbështetur ndryshimet e Kodit Penal.
Reagimi i plotë i ish-ministrit Krenar Lloga:
Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj.
P.S. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i Shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin.