Maqedoni

Maqedoni, nga e enjtja do të ketë temperatura edhe më të nxehta

Autori

Autori

Portali Tetova

July 9, 2024, 12:07

Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë nga jugu, vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të ngrohtë, përveç të dielës ku pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, e disa vende do të kalojë 40 gradë Celsius.

“Veçanërisht vapë do të jetë nga e enjtja deri në mesin e javës së ardhshme, kur në disa vende do të aktivizohet niveli i portokallit për rrezikun e temperaturave të larta”, njoftoi DPHM.

Nëse vendi hyn në fazën portokalli, plani i veprimit i Qeverisë parashikon:

Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, p.sh.: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;
Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA