Lajme

Mexhiti porosit Ahmetin: Mos u mashtro nga pushtetarët, pyet qytetarët

Autori

Autori

Portali Tetova

January 25, 2023, 01:01

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i është kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të partisë Ali Ahmeti se “grupi i zjarri” është në rrugë të gabuar dhe duhet të kthehet në parti. Mexhiti, nga Kumanova apeloi Ahmetit që të mos mbajë takime kundër tyre dhe mos të lejoj të mashtrohet nga pushtetarët, por le ta nxjerr ekzekutivin e tij para qytetarëve dhe ti pyes qytetarët se sa kanë punuar ata funksionarë.

“Nëse qytetari, sovrani, na thotë që e keni gabim ne nuk kemi hatër mbetje, ne na drejton qytetari. Por fatkeqësisht, ne dolëm në tubime, në takime me qyt4etarët dhe ata pasuan pas nesh.

Nëse ne flasim për pakënaqësitë, për revizioin dhe e elaborojmë para qytetarit në çdo fushë dështimet e këtij ekzekutivi është e mirë që ato që i mbajnë tubimet në Gostivar dhe tani në Tetovë, le ta nxjerr Ali Ahmeti ekzekutivin dhe le ta dëshmojë se kanë bërë punë për Gostivari, kanë bërë punë për Tetovën, kanë bërë punë për Likovën kanë bërë për gjëra të tjera dhe jo të ketë tubime për grupin e zjarrit dhe për ne”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Edhe Nevzat Bejta iu kundërpërgjigj palës tjetër në BDI, duke i quajtur si “teneqe të ndryshkura që do i marrë era”.

 

“Do të fryjë një erë edhe teneqen do e çojë në ajër, pastaj shtëpia do të mbese pa çati, do e kapë shiu e do të rrënohet. Atë nuk e dëshirojmë ne, ne dëshirojmë që BDI-ja të jetë bashkë, pa njerëzit e ndryshkur të BDI-së që i bëjnë përçarje. Kush janë njerëzit e ndryshkur sipas jush? Po i kemi thënë, janë qeveritarët në krye me Artan Grubin”, tha Nevzat Bejta, BDI.

Beteja në terren e dy grupeve në BDI do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme. Takimin e radhës nga Grupi i zjarrit e paralajmërojnë me forumin e gruas, ndërsa pala tjetër me qytetarët e rrethinës së Tetovës. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA