Koalicioniet VLEN dhe “Maqedonia jote” në një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare.
Ndërsa ditët e fundit opinioni u pushtua nga zëra e dërgimit të emisarëve të BDI-së tek VMRO-ja, Mickoski ka zbritur sot në shatbin e VLEN, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari. Alsat mëson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike.