Maqedoni

Ministria e Ekonomisë: Shporta konsumatore e fundvitit ishte e suksesshme

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 15, 2025, 01:01

Ministria e Ekonomisë dhe e Punës informon se sot përfundon aksioni “Shporta konsumatore e fundvitit”, e cila filloi të zbatohet prej 15 dhjetorit të vitit 2024. “Shporta konsumatore e fundvitit” u krijua me propozim të biznesit me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

“Qëllimi kryesor i ‘Shportës së fundvitit’ e cila u krijua nga biznesi, përkatësisht prodhuesit, distributorët dhe tregtarët, ishte të krijohet listë më e gjerë e produkteve të caktuara ushqimore të cilat u vendosën me çmime të ulura në rafte. me atë u parandalua rritja e çmimeve para dhe gjatë festave të fundvitit dhe u mbajt niveli stabil i inflacionit në dhjetor 2024 dhe janar 2025, gjatë festave të fundvitit kur ka konsum të rritur”, qëndron në kumtesë.

Në listën e prodhimeve, siç është kumtuar edhe në ueb-faqen “Shporta ime” që Ministria e Ekonomisë dhe Punës e krijoi mu për këtë aksion, u prëfshinë 1178 produkte nga 96 prodhues dhe distriubutorë, u përfshinë 51 markete, ndërsa aksioni u znatua në 762 vende shitëse.

“Nëse i shikojmë këto numra, konsideroj se aksioni ‘Shporta e fundvitit’ ishte e suksesshme dhe kontribuoi për uljen e çmimeve të produkteve të cilat ishin të prëfshira në të. Sipas Entit shtetëror të statistikave nga të dhënat për Indekse të shpenzimeve për jetë dhe të çmimeve të shitjes me pakicë për muajin dhjetor, vërehet se inflacioni në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023 është 3,5 për qind, siç ishte projektuar. Në nivel mujor ndërkaq në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024 inflacioni është 0,3 për qind. Të dhlnat e statistikës tregojnë se në dhjetor 2024 në raport me nëntorin 2024 ulja e shpenzimeve për jetë tek ushqimi dhe pijet joalkoolike është -0,3 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Kjo, siç theksojnë, tregon se “Shporta e fundvitit’ ku ishin përfshirë në pjesën më të madhe produkte ushqimore dhe pije joalkoolike, e dha efektin e vet dhe çmimet e ushqimit dhe pijeve në dhjetor 2024 shënojnë ulje në raport me nëntorin 2024.

“Pritet edhe në të dhënat statistikore për janarin 2025 në raport me janarin 2024 të konfirmohen efektet nga shporta e fundvitit, përkatësisht të realizohet ulje shtesë e shpenzimeve për jetë tek ushqimi dhe pijet joalkoolike. Falë të gjithë prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të cilët iu bashkangjitën dhe morën pjesë në këtë aksion dhe i ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe të disa pijeve gjatë festave të fundvitit”, ceket në kumtesë.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën në vijim paralajmëron se do të vazhdojë të krijojë masa dhe politika të cilat do të thonë mbrojtje të standardit të qytetarëve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1173
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
IMG_1172
Taravari i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald J. Trump në Washington
IMG_1169
Walker në Reçak: Tani ka njerëz nga e gjithë Kosova! Çdo vit mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu
IMG_1168
Ekonomia e Gjermanisë tkurret për vitin e dytë rresht
IMG_1166
ASH: Ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet
IMG_1165
Ministria e Ekonomisë: Shporta konsumatore e fundvitit ishte e suksesshme