Ministria e Shëndetësisë njofton për një transplantim të suksesshëm të kockës nga një donator i ndjerë, i realizuar me sukses, që është i dyti brenda 24 orëve të fundit.
Sipas MSH, transplantimi u krye te një pacient 19-vjeçar për të korrigjuar një deformim të shputës, të shkaktuar nga paraliza cerebrale. Ky ndërhyrje përmirëson cilësinë e jetës së pacientit dhe eliminon nevojën për përdorimin e pjesëve të trupit të tij për korrigjimin e deformimeve.
Në të kaluarën, korrigjimi i deformimeve të tilla bëhej duke përdorur një pjesë të kockës së jashtme të kërcirit, e marrë nga vetë pacienti. Ky proces shkaktonte defekte të tjera që ishin të vështira për t’u trajtuar. Me përdorimin e kockës nga kadaveri, ndërhyrja është më e shpejtë, nuk lë defekte në pjesë të tjera të trupit dhe korrigjimi është më i qëndrueshëm.
Ekipi që udhëhoqi këtë transplantim ishte i përbërë nga prof. Dr. Zoran Bozhinovski, anesteziologja Dr. Liljana Angeleska, dhe asistentët Dr. Teodora Bozhinovska dhe Kristina Jordanovska, së bashku me personelin mjekësor të mesëm Mençe Dojçinovska dhe Olivera Lazarevska.