Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (08.12.2024) në ora 19:20 në hyrjen e fshatit Trubarevë, Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.A.(21) dhe një të mitur, të dy nga fshati Trubarevë dhe B.D (46) nga Shkupi.
Ata u kapën gjatë prerjeve të paligjshme të pemëve, të cilat së bashku me sharrën motorike u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.