Ndryshimet kushtetuese si kusht? Mickoski: Nuk i dua ultimatumet, dëshiroj partneritet

Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2024, 12:05

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka foluar për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës, transmeton TV21.

A do ta pranonte një ultimatum të tillë, Mickoski tha se koalicionimi duhet të jetë në frymën e partneritetit.

Shtoi se aq sa e respekton VLEN-in për 170 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë VMRO-në për 437 mijë votat e marra.

Mickoski potencoi se VMRO-ja do t’i respektojë votuesit e saj, maqedonasit.

“Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë.
Prisni mirëkuptim nga ata?
Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 170 mijë votat e fituara, pres që ata për 437 mijë t’i respektojnë edhe votuesit tanë. Gjegjësisht, nëse ne i respektojnë votuesit e tyre, pjesa dërmuese shqiptarë, pres që edhe ata t’i respektojnë pjesën dërmuese të votuesve tanë, maqedonasit. Nuk do të doja të vijmë në një situatë ku do të bisedojmë bazuar në ultimatume. Kjo nuk është mirë. Kjo është e gabuar. Në partneritet duhet të ketë dialog, dialog konstruktiv dhe dialogu të bazohet në argumente. Askush nuk është kundër ardhmërisë europiane, unë jam i pari që dëshiron Maqedonia të jetë në Bashkimin Europian, por nuk mund ta pranojë argumentin se kjo është në tryezë – ose merre, ose lëre. Ky është ultimatum dhe nuk ka lidhje me vlerat europiane. Unë s’kam marrë pjesë, por as VMRO-ja s’ka marrë pjesë në dakordimin e atij ultimatumi dhe aq më tepër – u jemi ofruar të jemi pjesë e atij procesi, por na kanë refuzuar. Nuk mundet VMRO-ja t’i paguajë gabimet e disa politikanëve jo të mençur”, tha Mickoski.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_9052
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë - Shkup, rrokulliset kamioni (VIDEO)
IMG_9043
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
Sasho-Mijalkov-1
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten
IMG_9038
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari
IMG_9037
Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
IMG_9036
Rivotimi i të mërkurës, VLEN dhe VMRO thonë se do të marrin nga një deputet nga Fronti Evropian

DIASPORA