Rita Behadini, gazetare dhe aktiviste nga Tetova ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook pasi siç deklaron ajo nuk është lejuar të ulet në një lokal në Tetovë përshkak se ka qenë me qenushin e vet.
“Unë dhe Otto nuk u pranuam sot në MHouse Coffee as në teracën jashtë. Ka ardhur koha që përveç përvetësimit të koncepteve të jashtme të bizneseve, të njëjtët të fillojnë të praktikojnë edhe kushtet tjera nën të cilat funksionojnë këto biznese jashtë vendit” ka deklaruar Behadini.
Përndryshe, një numër i madh lokalesh në Tetovë nuk lejojnë të uleni në hapsirat e tyre derisa jeni të shoqëruar nga qent ose macet tuaja, por nuk kanë të vendosura stikera te hyrja për ti informuar klientët.