Lajme

Pas skandalit me TikTokun, Spitali i Tetovës publikon rregulloren e punës për stafin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 18, 2023, 11:04

Spitali i Tetovës ju është drejtuar stafit të spitalit me një letër zyrtare ku janë rregullat e funksionimit në rrjetet sociale. Në letrën e nënshkruar nga drejtori Pëllumb Vela, thuhet “Pas ngjarjeve të pahijshme në lidhje me spitalin tonë, jam i detyruar të përpiloj këto rregulla që janë pjesë e punës sonë, prej sot.

Të gjithë, jemi të detyruar t’i respektojmë këto rregulla që të ruajmë reputacionin tonë dhe të spitalit”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rregullore janë të shënuara rregulla se si të sillet stafi në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për punën e tyre dhe publikimin e fotografive, videove dhe përmbajtjeve nga puna e tyre në Spitalin e Tetovës.

Në rregullore shihen edhe sugjerime nga spitali për përdorimin e rrjeteve sociale.

“Mos nxjerrni informacione private dhe sekretet e pacientëve. Këtu përfshihen gjendja shëndetësore, fizike dhe emocionale e pacientëve. Historia e pacientit duhet të mbetet sekret profesional mes mjekut dhe pacientit. Thyerja e kësaj rregulle, dënohet edhe me ligjet e Maqedonisë së Veriut” është rregulla e parë.

 

Telegrafi Maqedoni ka folur me drejtorin Vela për këtë dokument dhe ai tha “Këtë dokument e kemi dërguar të tek të gjithë kolegët, stafi i spitalit tonë. Mjekët, motrat dhe teknikët medicinal e kanë tashmë udhëzimin se si mund të veprohet në rrjetet sociale” ka thënë Vela.

Përndryshe, Spitali i Tetovës ishtë në mesin e një skandali gjatë javës së kaluar. Mjeku anesteziolog i punësuar në këtë spital kishte publikuar një video live në TikTok ku shiheshin gra të cilët merrnin trajtim në repartin e pastrimit, si pjese e repartit të gjinekologjisë. /Telegrafi/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje