Lajme

Punësimet në çerdhet, Komuna e Tetovës veprimin e Ministris e vlerëson si hakmarrje politike

Autori

Autori

Portali Tetova

January 4, 2023, 03:01

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të Çerdheve “Rinia” në Tetovë për nevojën për dhjetëra punësime, në këtë institucion, Ministria e punës dhe politikës Sociale (MPPS), kthen përgjigje për vetëm tre punësime.

“Nga qershori i vitit 2022 e deri në dhjetor, ne kemi dorëzuar gjithsej 37 kërkesa për punësime, gjashtë nga të cilat janë vende të lira në bazë të sistematizimit, dhe 31 kemi kërkuar vetëm leje për punësim me buxhet të komunës së Tetovës.

Për 31 punësimet kemi dorëzuar kërkesë javën e shkuar në ministri, për të kërkuar pëlqim vetëm për punësimet me buxhet të siguruar nga komuna e Tetovës.

 

Kemi marrë përgjigje pozitive vetëm për tre punësime edhe atë përgjigjen e kemi marr më 28 dhjetor të vitit të shkuar, që ne si institucion për ta bërë konkursin dhe për t’i lajmëruar punëtorët, do duhet tani të marrim sërish pëlqim nga ministria”, deklaroi Fatlinda Jaja, Drejtoreshë e Çerdheve “Rinia” Tetovë.

 

Por nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se të gjitha kërkesave të drejtorisë së çerdhes i janë përgjigjur pozitivisht.

“Gjitha kërkesat që komuna e Tetovës, gjegjësisht çerdhja Rinia ka lëshuar në ministri, janë miratuar dhe përgjigjja iu është kthyer”, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Por kreu i këshillit të Tetovës Besar Durmishi këtë akt të Ministrisë e konsideron si hakmarrje politike.

“Nuk e di arsyen se përse, por mendoj se më shumë është arsye politike, dhe duke mos i analizuar nevojat që kanë ata fëmijë. Ne kërkesën e kemi pasur shumë qartë që, vetëm të jemi të mbuluar juridikisht të jep pëlqim Ministria për ata vende të përkohshme, ndërsa financiarisht do mbulohen nga ana e komunës”, tha Besar Durmishi. Kryetar i këshillit komunal të Tetovës.

 

Në mungesë të kuadrit dhe hapësirave, mbi 150 nuk kanë mundur të regjistrohen në çerdhe. Për rreth 31 punësime në çerdhet e Tetovës dhe punësime të tjera, komuna në propozim buxhetin për vitin e ardhshëm, ka paraparë mjete në vlerë prej rreth 30 milion denarësh. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA