Lajme

Qytetarët e Maqedonisë edhe këtë vit për punë sezonale në Kroaci

Autori

Autori

Portali Tetova

May 17, 2023, 02:05

Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë larguar për punë sezonale jashtë vendit edhe këtë pranverë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë duke kërkuar punë në Kroaci.

Disa prej tyre tashmë janë larguar, ndërsa të tjerët do të largohen deri në fund të muajit. Ata kërkojnë punë jashtë vendit për shkak të papunësisë, çmimeve të larta dhe pakënaqësisë me pagat në Maqedoni.

Në vitin 2021 në Kroaci janë lëshuar 5.925 leje pune dhe qëndrimi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vitin e kaluar gati dyfishi ose 10.053, shkruan “Deutsche Vele”.

“Miqtë e mi janë larguar një muaj më parë, sepse janë të angazhuar në hotele që hapin dyert për sezonin e ri nga prilli. Unë filloj punën në qershor. Erdha për herë të parë në Kroaci për punë sezonale në vitin 2021, përmes një kompanie ndërmjetëse. Vitin e kaluar nuk kisha më nevojë për ndërmjetësim, sepse negociova drejtpërdrejt me pronarët e lokalit ku punoja si kamarier.

Unë isha i kënaqur me pagesën dhe kushtet, dhe ata ishin të kënaqur me punën time. Unë do të shkoj në të njëjtin vend”, tha për Deutsche Welle-n një qytetar nga Shkupi, i cili po përgatitet të niset për në Zadar.
Sipas tij, nuk ka nevojë që kompanitë e ndërmjetësimit të gjejnë punë në Kroaci.

 

Kompanitë e Maqedonisë të ndërmjetësimit thonë se gjatë sezonit veror më të kërkuarit janë kamarierët, kuzhinierët, punëtorët e kuzhinës, personeli i hotelit dhe higjienistët, por kërkohen edhe ndërtues, infermiere, shitës, kujdestarë, shoferë dhe punëtorë në magazinë.

“Por, jo gjithmonë bëhet fjalë për personat që largohen për punë sezonale për shkak të papunësisë. Ka edhe punonjës të sektorit publik që marrin leje pa pagesë për të punuar sezonalisht jashtë vendit”, sqarojnë ndërmjetësit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA