Portali maqedonas Republika shkruan se kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë për blerje votash në favor të një partie në pushtet.
Jozyrtarisht, ngjarja është denoncuar në polici dhe aktualisht rasti është duke u hetuar, mëson “Republika”.
Më shumë informacione për rastin pritet të jap MPB.
Por në ndërkohë, ministri Kreshnik Bekteshi ka publikuar një foto bashk me Muamed Sejdinin dhe ka shkruar vetëm një fjalë: Përshëndetje!