Lajme

Sali: Në pranverë vendi rrezikohet nga një epidemi e fruthit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 19, 2023, 01:01

Në pranverë vendi rrezikohet nga një epidemi e fruthit, alarmon ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Në një deklaratë për Alsat Sali tha se një gjë e tillë pritet të ndodhë pasi përqindja e fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit është e ulët.

Sipas autoriteteve, shqetësues është dhe fakti se rënie shënon edhe dhënia e vaksinave të tjera të kalendarit të imunizimit. Këtë gjë ministri Sali e lidh me fushatën anti vaksinave gjatë pandemisë së Kovid19.

“Rreziku për paraqitjen e një epidemie të mundshme që mund të ndodhë në pranverë mund të jetë një potencial real I ardhshëm për paraqitjen e një epidemie të dytë 0:39 Simbas analizave tona dhe informacionet t cilat i kemi në baza javore, mujore që I marrim nga gjitha qendrat e shëndetit publik po dhe shtëpitë e shëndetit lidhur me vaksinimin e rregullt, lidhet me fushatën e gjerë e anti vaksinimit që u bë në kohën e Kovidit-gjatë pandemisë dhe kjo reflektoi që edhe në imunizimin e rregullt kalendarik të kemi ngecje në vaksinimin e fëmijëve”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Nga pika e vaksinimit në Çair thonë se hasin në raste kur prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, në veçanti me vaksinën MRP – e cila mbron nga fruthi, rubeola dhe parotiti. Ndërkohë bëjnë thirrje për vaksinim duke thënë se vaksinat janë të sigurta.

 

“Më shpesh kemi pasur raste kur prindërit kanë kërkuar, apo kanë refuzuar apo kanë qenë skeptik që ta pranojnë vaksinën MRP duke u bazuar në atë se ka pasur shumë dezinformata. Nëse flasim për vaksinën MRP, nuk ka asnjë fakt apo studim I cili I ndërlidh vaksinimin e fëmijëve me ndonjë c’rregullim postvaksinal.

Ka pasur raste kur ka pas reaksione të pritshme, pas vaksinimit që normale është, e të cilat ne pastaj t’I paraqesim në QPSH. Reaksione të pritshme si temperaturë, reaksione lokale në vendin e aplikimit të vaksinës. Ne si ekipe mjekësore, cdo herë iu rekomandojmë prindërve që t’I vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të vaksinimit sepse nëse arrijmë një imunizim të plotë të popullsisë duke u bazuar në kalendarin e vaksinimit do të kishim parandaluar shumë sëmundje”, u shpreh Selajdin Memeti, mjek.

Për momentin në vend vetëm 72% e fëmijëve kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, ndërkaq rekomandimi I OBSH-së është që për tu arritur imuniteti kolektiv dhe sëmundja të mos përhapet e nevojshme është të jetë e vaksinuar 95% e popullsisë. /Alsat/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike