Maqedoni

Serbia kërkon ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani

Autori

Autori

Portali Tetova

July 25, 2024, 02:07

Serbia kërkon ekstradimin nga Maqedonia e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK së Kosovës, Blerim Ramadani, i cili u ndalua një javë më parë në vendkalimin kufitar të Jazhincës. Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se kjo varet nga organet e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Ai sot në Tabanocë, gjatë takimit me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski, tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte në Kosovë në vitet 97-99.

“Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në krime gjatë kohës së luftë, i kemi procesuar dhe lëshuar flet-arrest. Përmes tyre, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të sillet vendim për ekstradim, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Ivica Daçiq, Ministër i brendshëm të Serbisë.

Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30 ditor.

Ai u ndalua më 17 Korrik 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe menjëherë u transferua në burgun e Shutkës në Shkup. Ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve lidhur me akuzat e fundit që vijnë nga Kosova, se Millan Radojçiq, organizatori i ngjarjeve në Banjskë, po planifikon sulme të reja në Kosovë, dhe se pa dorëzimin e tij nuk mund të ketë mirëkuptim për bisedimet mes vendeve, ministri Daqiç tha:

“Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo absolutisht nuk mund të ndodh. Ne nuk kemi direkt bashkëpunim me përfaqësuesit e atyre institucioneve të përkohshme, sipas vendimit të Kombeve të Bashkuara. Ne gjitha bashkëpunimet i kemi me EULEX dhe në atë mënyrë shkëmbejmë informacione në lidhje me këto procese. Nuk mund të bëhet ekstradim brenda Serbisë, kurse Serbia në përbërjen e saj e ka edhe Kosovën, kështu thonë Kombet e Bashkuara.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA